Showbiz

Lopez tregon arsyen e vërtetë të ndarjes nga Affleck

Artistja me fame botërore, Jennifer Lopez, në dokumentarin e saj të ri ka treguar detaje rreth ndarjes së saj nga aktori Ben Affleck në vitin 2003, me të cilin tani është e martuar.

Ajo në dokumentarin “The Greatest Love Story Never Told”, ka thënë se ata nuk kanë qenë të pjekur sa duhet për ta vazhduar marrëdhënien e tyre, marrëdhënie kjo që kishte vëmendje të jashtëzakonshme mediale duke thënë se presioni mediatik ishte shumë i madh.

“Ani pse ai ishte në të 20-tat e vonshme, e unë në të 30-tat e hershme, prapë se prapë nuk e kishim maturinë e duhur, nuk ishim të pjekur sa duhet për ta përballuar atë presion”, thotë Jennifer në dokumentar.

Ndërkohë Affleck e pyet atë nëse e ka falur dhe ajo i përgjigjet duke i thënë se mendon se ka qenë e nevrikosur me të për një kohë të gjatë edhe pas ndarjes.

“Por ajo thyerje e zemrës na ka bërë të dyve të mendojmë më mirë dhe të jemi njerëz më të mirë. Mendoj se të kam falur prej kohësh. E tash mendoj se duhet ta fal vetveten për disa gjëra”, thotë Jennifer.

Pasi u takuan në xhirimet e filmit “Gigli” në vitin 2002, çifti u fejua. Ata planifikuan të martoheshin në shtator të vitit 2003. Por vetëm disa ditë para se të bëhej dasma ata u ndanë duke thënë se vëmendja e madhe mediale ishte problem për ta. Pastaj çifti zyrtarisht u nda në janar të vitit 2004.

Pas ndarjes Lopez u martua me këngëtarin Mark Anthony me të cilin ka binjakët, Max dhe Emme 15 vjeç, dhe më pas u divorcua në vitin 2012.

Ndërkohë Affleck ishte martuar me aktoren Jennifer Garner, me të cilën ka tre fëmijë, Vileten, Seraphinen dhe Samuelin. Me Garner, Affleck u nda në vitin 2015, pas 10 vjetësh martesë.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u ribashkuan në pranverë të vitit 2021 dhe u fejuan në muajin prill të vitit 2022 pastaj në korrik të atij viti ata u martuan në Las Vegas.