Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lopez dhe Affleck me tatuazh dedikuar njëri-tjetrit për Shën Valentin

Çifti i njohur i showbizit, Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, kanë festuar ditën e parë të Shën Valentinit si të martuar dhe kanë vendosur të bëjnë një tatuazh për të shënuar dashurinë e tyre.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u martuan këtë verë dhe dje festuan Shën Valentinin, ditën e të dashuruarve, të cilën vendosën ta festojnë në mënyrë simbolike.

Çifti ka vendosur të bëjë tatuazhe dhe aktorja ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një sërë fotosh që tregojnë se si duken ato.

"Dedikim. Gëzuar ditën e Shën Valentinit dashuria ime", ka shkruar ajo në fotot e postuara.

Në foton e parë, Lopezi ka treguar tatuazhin e ri të shenjës së pafundësisë me një shigjetë që kalon në mes. Simboli - i vendosur në brinjën e saj të majtë - kishte shkruar “Jennifer” në njërin skaj dhe “Ben” në anën tjetër.

Affleck bëri një tatuazh të ngjashëm dhe kishte dy shigjeta të mbivendosura nën sqetull me shkronjat “J” dhe “B”.

Në të njëjtin postim, aktorja ka shpërndarë më shumë foto të tyre së bashku dhe në dy nga dhjetë fotot e përbashkëta, çifti shihet duke u kënaqur në një jaht.

Edhe Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck Showbiz Shfaqen sërish bashkë Jennifer Lopez e Ben Affleck

JLo kujtoi edhe lidhjen e tyre në vitet 2000. Çifti filloi lidhjen në vitin 2002 dhe u nda zyrtarisht më 2004. Në vitin 2021, u pajtuan dhe verën e kaluar u martuan.

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo)