Këngëtarja e mirënjohur Lizzo, ka sqaruar se nuk hoqi dorë nga muzika por vetëm nga “energjia negative”, shkruan BBC.
Fituesja e çmimit Grammy, javën e kaluar ka shkruar në instagram se “po heq dorë”, duke thënë se i është bërë i tepërt linçimi që i është bërë online për pamjen dhe karakterin që ka.
“Kur them ‘heq dorë’ dua të them se nuk dua t’i kushtoj më vëmendje energjisë negative”, ka thënë Lizzo në një video të re që postoi.
Ylli ka ndërtuar reputacion pasi pati qëndrime pozitive për format trupore, por është akuzuar nga valltarët e saj se ajo i ka ngacmuar për shkak të peshës së tepërt.
Ndërkohë këngëtarja, emri i vërtetë i të cilës është Melissa Viviane Jefferson, i ka mohuar të gjitha akuzat në paditë që janë ngritur ndaj saj nga ish-valltarët që e akuzonin edhe për ngacmim seksual e për krijim të një ambienti toksik në vendin e punës.
-
Lizzo flet për betejën me depresionin pas akuzave për ngacmim seksual
-
Lizzo i tregon Lewinskit se ishte “e ofendur” nga mënyra se flitej për gratë në vitet ’90 e 2000
-
Lizzo: Të duash trupin tënd është akt radikal
-
Lizzo: Muzika më ka shpëtuar jetën
-
Lizzo tregon se si e mundi ankthin përmes meditimit dhe izolimit