Anëtarja e pop grupit të famshëm korean “Blackpink”, Lisa, ka debutuar me solo album të premten.
Pasi publikoi disa video të shkurta nga albumi, 24-vjeçarka publikoi projektin me dy këngë, “Lalisa” dhe “Money”.
Lisa është anëtarja e tretë e grupit që del me album solo. Jennie ishte e para me “Solo” dhe më pas Rose.
Grupi me famë botërore është shfaqur në shumë shfaqje amerikane, dhe Lisa do të përformojë këngën e re për herë të parë drejtpërdrejt në The Tonight Show Starring Jimmy Fallon.
Artikuj të ngjashëm
-
Olivia Rodrigo arrin sukses historik, albumi i ri debuton në vendin e parë
-
Rita Ora entuziaste për albumin e ri, tregon cila është ëndrra e saj
-
Pink në përgatitje të albumit të 10-të
-
Ellie Goulding zbulon detaje për albumin e saj të gjashtë në studio
-
Tayna publikon albumin, përfshin bashkëpunime me Mossin e Llunin