Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Jisoo paralajmëron albumin debutues si solo artiste

Ajo është anëtarja e katërt e grupit të njohur të muzikës K-Pop, “BLACKPINK”, që po e fillon karrierën si solo artiste.

Këngëtarja nga Korea Jugore, Jisoo, e ka konfirmuar lajmin se albumi i saj i shumëpritur debutues, do të lansohet gjatë këtij viti.

Anëtarja e fundit e grupit që po a lanson karrierën si solo artiste, ka kohë të gjatë që e paralajmëron këtë hap të rëndësishëm për të dhe adhuruesit e saj.

Kah fundi i vitit 2022 ajo deklaroi se ende nuk po ndihet e sigurt nëse dëshiron ta fillojë solo karrierën muzikore, duke shpjeguar se nuk e ka një ide të qartë se si do të duket ky hap i ri në jetën e saj.

“Nuk di çfarë të zgjedh tutje, muzikën që e dëgjojë, muzikën që di ta bëjë apo atë që dëshiroj ta bëjë”.

Por gjatë një intervistë të fundit për portalin “Weverse”, Jisoo më në fund e konfirmoi lajmin se albumi do të lansohet gjatë këtij viti.

Edhe Jennie paralajmëron muzikë të re dhe unike Showbiz Jennie paralajmëron muzikë të re dhe unike

“Këngëtarja e grupit ‘BLACKPINK’, Jisoo, aktualisht është duke punuar me shumë përkushtim rreth incizimit të këngëve të albumit të parë si solo artiste. Ndërsa po e zhvillonte një program të ngjeshur të turneut botëror që nga viti i kaluar, ajo arriti ta përfundojë fotosesionin e albumit dhe sa herë që gjente kohë të lirë punonte shumë në prodhimin dhe incizimin e këngëve të reja, vetëm për ta mbajtur premtimin që ua ka dhënë fansave të saj. Së shpejti ajo do t’i gëzojë ata me lajme të mira”, shkruhej në deklaratën e studios incizuese “YG Entertainment”, e cila e menaxhon karrierën e grupit “BLACKPINK”.

Jennie ishte anëtarja e parë e grupit të njohur të muzikës K-Pop që e filloi solo karrierën, me lansimin e këngës “Solo” në vitin 2018. Ajo u shoqërua nga anëtaret tjera, Rosé dhe Lisa, të cilat në vitin 2021 i lansuan albumet “Lalisa” dhe “R”.