Këngëtarja me famë botërore dhe me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa, është shfaqur mahnitëse në fotografitë e publikuara, në kuadër të reklamës më të fundit të atleteve të reja “PUMA”. Interpretuesja 25-vjeçare e hitit “Don't Start Now” ka pozuar për fotografi e veshur në të zeza, duke i vënë në linjat e saja të hijshme trupore. Dukjes së saj ajo ia shtoi atletet “Suede Mayu” nga brendi PUMA. Kishte vendosur edhe stoli nga ari dhe argjendi. Ndërkaq flokët i kishte të lidhur dhe kishte bërë një grim glamuroz.
Këto fotografi vijnë pasi që Dua ka publikuar veçse disa fotografi me të dashurin e saj Anwar Hadid në një restorant në Londër, teksa po festonin lansimin e këngës së tij të parë “Off@Night”.
Krijuesja e këngës “New Rules” shihej duke e përqafuar të dashurin e saj 21-vjeçar dhe gjersa po darkonin jashtë me mikun e tyre Chass Bryan.
Tre miqtë kishin porositur një tortë me çokollatë, në të cilën shkruhej: “Urime, A+”, që i kushtohej këngës së re të artistit që është publikuar të mërkurën.
Dua ia bashkëngjiti edhe një shkrim fotografive të shpërndara në rrjetin social Instagram, ku tregonte se është krenare me publikimin e këngës së të dashurit të saj.
Megjithëse mungonte në festën e Anwarit, motra më e madhe e artistit, Bella Hadid, u sigurua që ta uronte si duhet vëllain e saj për këngën e tij debutuese.
“Jam e tëra mornica-mornica! Më ke bërë shumë krenare, vëllai im!!! Jam krenare jo vetëm për njeriun që je, por edhe se sa shumë ke punuar për ta bërë të mundur publikimin e kësaj kënge”, ka shkruar Bella Hadid.
“Off@Night” është këngë e trishtë me motive të mesit të viteve ’90, ku dokumentohet një kohë e errët për Hadidin.
Sipas raportimeve, Dua Lipa është zhvendosur nga Mbretëria e Bashkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë më afër tij, kur filluan që masat të ashpërsoheshin për shkak të pandemisë COVID-19.
Dua është rikthyer në rrënjët britanike në fillim të prillit, kur ndau disa fotografi, përfshirë edhe një së bashku me qenin e saj, Dexter. Muajin e kaluar këngëtarja ishte nominuar për tri kategori të çmimeve “BRIT Awards”.