Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lilly Allen është në lidhje me aktorin e “Stranger Things”?

Këngëtarja Lily Allen (34) u vu re nga një adhuruese gjatë një meçi boksi në Londër gjatë fundjavës së kaluar dhe atë me yllin e “Stranger Things”, David Harbour (44), duke nxitur kështu thashetheme se janë në lidhje.

Thashethemet e para për lidhjen e saj me aktorin filluan muajin e kaluar kur ata u panë në West End në shfaqjen 'The Lehman Trilogy ’në teatrin Piccadilly.

Lily u nda më herët këtë vit nga muzikanti Meridian Dan, ndërsa si duket edhe Harbour është ndarë nga e dashura, muzikantja Alison Sudol (34).

Vitin e kaluar, ajo i publikoi kujtimet, 'My Thoughts Exactly', ku foli për shumë gjëra që i kishin ndodhur në jetë, shkruan KOHA Ditore. Aferat e shumta dhe marrëdhëniet jostabile familjare ia vështirësuan asaj periudhën kur ajo ishte e famshme dhe krenare për arritjet e saj.

Kur ishte 14 vjeç, ajo kishte fjetur me mikun e babait të saj, futbollistin e famshëm i cili në atë kohë ishte 19 vjeç. Ajo shkoi në hotelin e tij për t’ia kthyer pajisjet e futbollit të cilat ai i kishte lënë në automobilin e babait të saj Keith, dhe më pas ai e çoi në dhomë ku kishin pasur marrëdhënie seksuale.

“Unë isha 14 vjeç, dhe ai ishte 19 vjeç, megjithëse mua më dukej sikur ishte nga një gjeneratë krejtësisht e ndryshme. Pas kësaj, u ndjeva qesharake. E dija se çfarë ndodhi dhe se nuk ishte në rregull. Babai im vendosi ta shndërronte në shaka situatën në të cilën kisha fjetur me një person pothuajse të huaj. Nuk u ndjeva mirë për këtë”, - shkroi këngëtarja në kujtimet e saj.

Edhe Allen dëshiron fëmijë me bashkëshortin e ri Showbiz Allen dëshiron fëmijë me bashkëshortin e ri

Ajo gjithashtu foli për martesën e dështuar me Sam Cooperin (41), me të cilin ishte e martuar nga viti 2011 deri në 2016, ndërsa shkurorëzimi u finalizua vitin e kaluar.

“Kam fjetur me disa femra eskorti gjatë turneut, sepse isha e humbur dhe e vetmuar dhe po kërkoja diçka. Nuk jam krenare, por as nuk turpërohem për këtë. Nuk e bëj më këtë”, - tha Lily.