Këngëtarja e njohur britanike, Lily Allen, e cila ka folur hapur për konsumimin e tepruar të alkoolit dhe drogave, gjatë periudhave të vështira në jetën e saj, e ka bërë të ditur lajmin se këtë po e shënon një përvjetor të rëndësishëm për të, që është një vjet prej se ajo është esëll.
Ylli i hitit “Smile” po ashtu i ishte referuar betejës së saj me varësinë në librin autobiografik të vitit 2018, “My Thoughts Exactly”.
Ndërkaq në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja ka shkruar: “Një vit tërësisht esëll! Jam shumë falënderuese për shëndetin dhe lumturinë time.”
35-vjeçarja Allen postimin e ka shoqëruar me një fotografi, ku shfaqet mjaft e relaksuar teksa është e vetme me pushime, transmeton Koha.
Kur një ndjekës i saj e pyeti pse ka shkuar në pushime pa të dashurin e saj, aktorin e serisë së famshme “Stranger Things”, David Harbour, këngëtarja u përgjigj thjeshtë: “Ngase më pëlqen të udhëtoj vetëm.”
Në vitin 2018, Lily Allen foli hapur për jetën e saj personale duke e pranuar që, pavarësisht se nuk kishte qenë kurrë një konsumuese e rregullt e alkoolit, ajo megjithatë kishte vite të tëra që kishte marrë droga të ndryshme.
Tani që po e feston një vit esëll, Allen thotë se po ndihet shumë e lumtur dhe po e shijojnë jetën me të dashurin e saj Harbour, dhe çifti i dashuruar kanë qëndruar së bashku në karantinë prej fillimit të pandemisë së koronavirusit.
Gjatë kësaj kohe, këngëtarja deklaron se është kujdesur të përgatis ushqime sa më të shëndetshme, ngase dëshiron ta ndihmojnë partnerin e saj të humbë peshë.