Aktori i “Stranger Things”, David Harbour, dhe ylli i popit, Lily Allen, e kanë bërë romancën e tyre zyrtare në Instagram.
Të hënën, ylli 44-vjeçar i hit serialit të Netflixit e postoi një fotografi të tij dhe Allen, 34, në Kingdom Magic të Disney të veshur me kostume.
"Princi, princesha dhe vendparkimi" e përshkroi Harbour, 44, foton simpatike.
"Udhëtimi në minierë i shtatë xhuxhëve është më i miri në të gjithë parkun", vazhdoi ai. "Lirisht më kundërshtoni".
Harbour ishte veshur me një pelerinë mbretërore të kaltër dhe ngjyrë ari, ndërsa Allen e kishte veshur një fustan princeshe ngjyrë rozë dhe vjollcë, shkruan KOHA Ditore. Fotografia u bë në një pasqyrë parkingu ndërsa këngëtarja po shikonte poshtë, duke i shikuar këpucët e saj.
Çifti e bëri publike romancën e tyre të përfolur në fillim të këtij muaji duke shkëmbyer butësi gjatë një shëtitjeje të fundjavës përreth New Yorkut, ku David e tërhiqte këngëtaren (e cila është nënë e dy fëmijëve) për disa puthje dhe buzëqeshje.
Derisa gjatë prezantimit të Saturday Night Live nga Harbour, Allen e postoi një numër fotosh të tij në Instagram Storie të saj, me titullin "Mine (i imi)".
Këngëtarja e “Smile” e postoi gjithashtu një foto nga një udhëtim i fundit në Disney World, pa Harbour, ku paraqitet ikona e “Star Wars”, Chewbacca.