Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil Waynet i vdes miku që e kishte shpëtuar nga vetëvrasja

Lil Wayne u shpreh i mërzitur për vdekjen e policit Robert Hoobler, që 27 vjet më parë, reperin amerikan e shpëtoi nga vetëvrasja.

“Dailymail" shkroi të enjten, se Wayne kur mori vesh për vdekjen e “xhaxhit Rob”, u zhgënjye, derisa deklaroi se “do të jetojë vetëm për të”.

“Gjithçka ndodh për një arsye. Po vdisja kur të takova pikërisht në këtë vend. Refuzove të më lejoje të vdisja. Çdo gjë që nuk ndodh, nuk ndodh për arsye”, shkroi Wayne në Instagram, duke publikuar fotografinë e policit amerikan, në vendin ku reperi kishte tentuar të vetëvritej.

Më 11 nëntor 1994, pak para se ta rrëmbente armën e nënës të fshehur në dhomën e gjumit, Dwayne Michael Carter, i njohur me nofkën Lil Wayne, kishte telefonuar policinë. Siç rrëfeu ai, kishte shtënë me revole në gjoks, ndërsa polici Robert Hoobler, kishte arritur në vend të ngjarjes dhe e kishte shpëtuar.

“Policët hynë në shtëpi dhe filluan të bërtisnin ‘droga’, ‘gjeta drogën’, ndërsa xha Robi iu bërtiti atyre ta linin drogën, e të merreshin me mua”, rrëfeu Wayne.

Reperi shtoi se policin e kishte takuar pas rastit.

Edhe Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet në moshën 12-vjeçare Showbiz Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet në moshën 12-vjeçare

“E takova vite më vonë. Por ai tha: ‘Unë nuk dua asgjë. Thjesht dua të them se jam i lumtur kur shoh që kam shpëtuar një jetë që kishte rëndësi’”, rrëfeu Wayne.

Lil Wayne ka deklaruar ndër vite se ishte përballur me probleme mendore. Ai tha se ishte i rrethuar me njerëz që nuk e kuptonin seriozitetin e kësaj sëmundjeje.