Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lil Wayne ka tentuar të vetëvritet në moshën 12-vjeçare

Foto: AP/Associated Press

Në një intervistë të fundit, reperi Lil Wayne ka folur për sfidat e tij me shëndetin mendor si fëmijë, duke treguar se në moshën 12-vjeçare kishte tentuar të vetëvritet.

Reperi tha se ka vendosur të flas hapur për sëmundjen mendore me shpresë që do të mund t’i inkurajojë shikuesit ta marrin këtë temë më seriozisht, dhe të kërkojnë ndihmë kur kanë nevojë.

“Po shpresoj që duke qenë i hapur dhe i cenueshëm, mund t’i ndihmoj të gjithë ata person që po ballafaqohen me probleme mendore. Unë e përballoj këtë sëmundje duke qenë i guximshëm dhe i sinqertë”.

Wayne po ashtu tha se fillimisht e kishte vënë re që shëndeti i tij mendor u bë i paqëndrueshëm, rreth moshës 10-vjeçare dhe përfundimisht sëmundja kishte përparuar tek idetë për vetëvrasje. Por, pikën kritike e kishte pësuar pas një situate të trazuar me të ëmën, kur ajo i nënvlerësoi ambiciet e tij për t’i bëre reper dhe e kërcënoi se do ta shkatërronte një dosje me materialet e tij muzikore.

Reperi e shpjegoi gjithë procesin e tentim vrasjes duke treguar se fillimisht e kishte telefonuar policinë, pastaj e kishte marrë armën e së ëmës dhe kishte shtënë mbi gjoksin e tij. Fillimisht nuk kishte ndier dhimbje shkaku i shokut të përjetuar por vetëm i kishte humbur ndjenjat, dhe pastaj ishte zgjuar nga zhurmat e policëve që po trokisnin në derën e dhomës së nënës së tij.

Wayne ia dha meritat një polici të njohur me nofkën Uncle Bob, që ia kishte shpëtuar jetën, duke kujtuar se si ai i kishte thënë vazhdimisht, “Nuk të lë të vdesësh”.

Edhe Lil Waynet i vdes miku që e kishte shpëtuar nga vetëvrasja Showbiz Lil Waynet i vdes miku që e kishte shpëtuar nga vetëvrasja

Përgjatë vjetëve reperi tha se kishte luftuar shumë për ta artikuluar luftën e tij me shëndetin mendor, veçanërisht duke qenë i rrethuar nga njerëz që nuk e kuptonin seriozitetin e këtij problemi.

Tutje ai diskutoi rreth ndikimit të famës në shëndetin mendor, duke thënë se gjatë turneve të tij muzikor, pas çdo koncerti, luftonte me ndjenjën e vetmisë, duke pyetur veten nëse njerëzit përreth tij gjendeshin aty vetëm për të përfituar nga fama e reperit.

Sot, Wayne thotë se lutet dy herë në ditë dhe ka bërë përparime të rëndësishme në përmirësimin e shëndetit mendor. Ai deklaroi se ndihet shumë i lumtur, kryesisht shkaku i mundësisë për të vazhduar me eksplorimin e artit.