Memoaret e reja të Demi Moore janë bërë zyrtarisht një hit i madh – ato kanë arritur në krye të top listës së bestsellerëve të New York Times.
“Inside Out” doli në pozitën numër një të enjten (3 tetor 2019) ndërsa aktorja e ka festuar këtë në Instagram.
"E kam përgatitur kopertinën për t'jua kumtuar lajmin e madh... #InsideOutBook sapo e ka arritur pozitën #1 në top listën e bestsellerëve të @nytimes!", Shkroi ajo nën një foto të vetes duke e mbajtur librin. "E gjitha është shumë më tepër sesa mund të prisja dhe jam e entuziazmuar nga mbështetja dhe dashuria që ma keni dhënë. Faleminderit që e lexuat dhe lejuat të rezonojë me ju".

Demi e postoi edhe një foto të një screenshoti nga lista e bestsellerëve, shkruan KOHA Ditore.
Në libër, ajo flet hapur për varësinë e saj të gjatë nga droga dhe alkooli, përdhunimin në adoleshencë, abortin dhe “treshet” që ajo dhe Ashton Kutcher i kishin bërë gjatë martesës së tyre, mes zbulimeve të tjera.
-
Demi Moore shokon fansat me librin e saj të ri
-
Moore në librin autobiografik do të zbulojë luftën kundër drogës dhe traumat nga fëmijëria
-
Gatimi, hap i madh për Demi Lovaton drejt rikuperimit nga bulimia
-
“The Salt Path” dhe librat më skandalozë të vitit 2025
-
Demi Lovato në paqe me të kaluarën, ndërsa fillon një ekopë të re