Kantautori skocez, Lewis Kapaldi, është diagnostikuar me sindromën Tourette.
Artisti 25-vjeçar ka vendosur ta bëjë publike këtë diagnozë, pasi nuk dëshiron që adhuruesit e tij të mendojnë se është nën ndikimin e kokainës apo ndonjë droge tjetër.
Ylli i hitit “Someone You Loved” në një intervistë të fundit deklaroi: “Jam diagnostikuar me sindromën Tourette. Dua të flas hapur për këtë gjë, sepse nuk dua që njerëzit që më kanë parë apo takuar të mendojë se kam marrë ndonjë drogë”.
Lewis po mëson të jetojë me simptomat e kësaj gjendje. Ai madje është detyruar të aplikojë botox për të ndihmuar me kontrollimin e mimikave.
“Shpatulla ime dridhet kur jam i emocionuar, i lumtur, nervoz ose i stresuar. Është diçka me të cilën po jetoj. Nuk është aq keq sa duket”, deklaroi këngëtari për gazetën “The Sun”.
Capaldi po ashtu iu adresua kësaj sindrome gjatë një videolidhjeje me fansat në Instagram. Muzikanti i shpërblyer me çmim “Grammy” u tregoi atyre se kjo gjendje shëndetësore është përvojë e re për të, dhe me kalimin e kohës po mëson shumë rreth sindromës dhe mënyrave se si të përballet me të.
Edhe
Sunny Hill Festival njofton pjesëmarrjen e Lewis Capaldi në edicionin e sivjetmë
Vjetëve të fundit këngëtari ishte brengosur rreth shëndetit të tij dhe tani e pranon se diagnoza me Tourette ka kuptim, marrë parasysh simptomat që i kishte përjetuar tash e sa kohë.
Lewis Capaldi, i cili në vitin 2019 e publikoi albumin debutues, “Divinely Uninspired to a Hellish Extent”, tregoi se ishte frikë mos kishte ndonjë sëmundje degjenerative.