Në një video prekëse, adhuruesit e Lewis Capaldit dëgjohen duke e ndihmuar këngëtarin që ta përfundojë performancën e tij, kjo pasi fillon të përjetojë kriza në skenë të shkaktuara nga Sindroma Tourette.
Videoja, e cila është xhiruar gjatë koncertit të Capaldit në Berlin, tashmë është bërë virale mediat sociale, me ç’rast qindra njerëz ka reaguar duke lavdëruar shfaqjen e mirësisë dhe mirëkuptimit nga adhuruesit e këngëtarit.
Artisti 26-vjeçar ishte duke e interpretuar një prej hiteve të tija më të njohura, “Someone You Loved”, kur filloi të ketë pengesa fizike dhe dridhje të pakontrolluera.
— v (@ViralMaterialz) February 23, 2023
Sindroma Tourette është një gjendje që i shkakton njerëzit të kenë “lëvizje”, të cilat më shumë duke si shtrëngime dhe mund të shoqërohen edhe me tinguj të papritur.
Kur publiku në koncertin e këngëtarit skocez e vuri re që ai po përjetonte krizë dhe nuk po mund ta përfundonte performancën, ata reaguan menjëherë duke e vazhduar tekstin e këngës së tij njëzëri.
Capaldi e zbuloi diagnozën e tij në shtator të vitit 2022 dhe tani po mëson të jetojë me simptomat e kësaj gjendjeje. Ai madje është detyruar të aplikojë botox për të ndihmuar me kontrollimin e mimikave.
Edhe
Lewis Capaldi zbulon diagnozën e tij
“Siç duket e kam pasur këtë sëmundje gjithmonë por tek tash jam diagnostikuar. Shpatulla ime dridhet kur jam i emocionuar, i lumtur, nervoz ose i stresuar. Është diçka me të cilën po jetoj. Nuk është aq keq sa duket”, deklaroi këngëtari për gazetën “The Sun”.
Vjetëve të fundit këngëtari ishte brengosur rreth shëndetit të tij dhe tani e pranon se diagnoza me Tourette ka kuptim, marrë parasysh simptomat që i kishte përjetuar tash e sa kohë.