Ylli i serisë “Gossip Girl” besohet se është shtatzënë me fëmijën e dytë, të cilin e ka me bashkëshortin, Adam Brody. Kështu ka bërë të ditur “Daily Mail” e cila e ka postuar dhe një fotografi ku aktorja shihet me barkun e fryrë.
Në këto foto, 33-vjeçarja Meester e cila tashmë e ka një vajzë 4-vjeçare me Brodyn, shfaqet në shëtitje me familjen e saj në Los Angeles, dhe duket qartë se më nuk mund ta fshehë shtatzëninë, transmeton Koha.
Aktorja njihet si një person tejet privat dhe nuk i pëlqen të postojë fotografi të fëmijëve të saj, por vitin e kaluar ajo e pranoi se është bërë e rëndësishme për të, që kohë pas kohe të dal nga shtëpia.
“Mendoj se dalja nga shtëpia në shëtitje me familje, është shumë e rëndësishme. E kam kuptuar më shumë se kurrë, se duke luajtur dhe shoqëruar me fëmijët e tjerë, është mënyra më e mirë që fëmijët të mësojnë në jetë. Loja për ta është sikurse puna. Sapo zgjohen nga gjumi, fëmijët dëshirojnë të luajnë. Dhe kështu rriten shëndetshëm, shoqërohen më të tjerët, mësojnë dhe zhvillohen më mirë,” kishte deklaruar aktorja duke folur për rolin e saj si prind.
Përveç dashurisë së madhe që Meester e ka për vajzën Arlo, dhe rolin kyç që ajo e luan në jetën e saj, aktorja po ashtu deklaroi se mendon që bashkëshorti i saj aktori, Adam Brody, është shpirti i saj binjak.