Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Prinsloo dhe Levine në pritje të fëmijës së tretë

Çifti i njohur i showbizit, Adam Levine dhe Behati Prinsloo, janë në pritje të fëmijës së tretë së bashku.

Modelja e “Victoria’s Secret” e ekspozoi barkun e fryrë teksa e shoqëroi vokalistin e grupit “Maroon 5”, në një drekë në Santa Barbara, raporton portali “Female”. Burime të afërta të dyshes tashmë e kanë konfirmuar lajmin për revistën “People”, duke bërë të ditur se 34-vjeçarja Prinsloo është sërish shtatzënë.

Adam dhe Behati i kanë edhe dy fëmijë të tjerë së bashku, Dusty dhe Gio. Ata e filluan romancën në maj të vitit 2012 kurse dy vjet më vonë e kurorëzuan lidhjen me martesë. Sot, shquhen si një prej çifteve më të pëlqyera të showbizit.

Image