Ledri Vula të martën ka sjellë një këngë të re.
Në bashkëpunim me Romeon ai ka publikuar këngën “E keni dit”.
Me producent Elgit Doda, kënga është shkruar nga dy këngëtarët në bashkëpunim me Dodën po ashtu.
Në më pak se dy orë, “E keni dit” ka marrë afër 30 mijë shikime në YouTube.
Vula ka qenë mjaft aktiv në 30 ditët e fundit me disa këngë që ka sjellë për admiruesit e muzikës së tij.