Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Last Night in Soho” filmi i ardhshëm i aktores Anya Taylor-Joy

Foto: AP/Associated Press

Edgar Wright e ka bërë regjinë e filmit të ardhshëm të zhanrit horror dhe triller, “Last Night in Soho”.

Regjisori 45-vjeçar njihet për realizimin e filmave të shumtë të suksesshëm të tillë, si: “Baby Driver”, “Cornetto Trilogy”, “Shaun of the Dead”, “Hot Fuzz” dhe “The World's End”.

Filmi e rrëfen historinë e një vajze të re, Eloise, që është e pasionuar pas modës dhe e cila në mënyrë misterioze e ka aftësinë për të udhëtuar në kohë në vitet ’60, ku edhe e takon idhullin e saj, një këngëtare mahnitëse të njohur me emrin Sandy. Por, Londra në këtë periudhë kohore nuk është siç Eloise e kishte imagjinuar.

Regjisori Edgar Wright kishte deklaruar se ka qenë shumë i lumtur për faktin se më në fund e ka realizuar një film, ngjarja e së cilit zhvillohet në qytetin e Londrës.

“Last Night in Soho” do të lansohet nëpër kinema në muajin tetor, dhe në të rolet protagoniste i luajnë aktorët, Thomasin McKenzie, Anya Taylor-Joy, Matt Smith, Terence Stamp, Diana Rigg, Rita Tushingham, Michael Ajao dhe Synnøve Karlsen.