Fillimisht titulli zyrtar i filmit është tani “Doom: Annihilation”. Data e planifikuar e shfaqjes është vjeshta e vitit 2019.
Së dyti, ja edhe përmbledhja zyrtare: "Doom: Annihilation flet për një grup marinsash të gjithësisë të cilët reagojnë ndaj thirrjes për ndihmë nga baza në hënën marsiane, dhe më pas zbulojnë se ajo është pushtuar nga demonët të cilët kërcënojnë të krijojnë ferr në Tokë."

Pra, edhe një film Doom pa karakterin kryesor në të gjithë tregimin - Doomguy.
Në film luajnë Amy Manson, Dominic Mafham, Luke Allen-Gale dhe Nina Bergman, ndërsa skenarist dhe regjisor është Tony Giglio, shkruan KOHA Ditore.

Si duket ideja e producentëve ishte që ta marrin franshizën e famshme, t’i përjashtojnë nga ajo elementet më të rëndësishme, ta bëjnë një tregim klishe, të angazhojnë aktorë të panjohur dhe regjisorë jo fort të mirë dhe më vonë ta pyesin veten se pse ka dështuar filmi.
-
“Avengers: Doomsday” me Robert Downey Jr. në rolin e Doctor Doom
-
“Masters of the Universe” sjell heroin He-Man në ekran të madh
-
“Spider-Man: Brand New Day”, publikohet traileri final i filmit të ri
-
Angelina Jolie rikthehet si regjisore me dramën "Without Blood"
-
Zendaya mezi pret ta shohë “The Odyssey”: Do të ketë skena që nuk janë bërë kurrë më parë