Dy qentë e vjedhur të Lady Gagas janë gjetur dhe i janë dorëzuar Policisë.
Dy qentë ishin vjedhur gjatë një grabitje me armë që kishte ndodhur dy ditë më parë në Los Angjelos, shkruan BBC.
Dy persona të armatosur kishin sulmuar shoqëruesin e tre qenve të këngëtares, Ryan Fischer duke e goditur me disa plumba dhe duke ia vjedhur dy prej qenve, ndërkohë që i treti kishte arritur të ikte dhe ishte gjetur më vonë nga Policia.
Ryan është në spital duke u trajtuar dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Ndërkohë, Lady Gaga mbrëmë ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale se ofron gjysmë milion dollarë për atë që do t’ia kthente në gjendje të mirë qentë e saj të vjedhur.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të arrestuar deri më tani për grabitjen e qenve të Lady Gagas
-
Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për atë që i kthen dy qentë e saj të vjedhur
-
Arrestohet sërish i dyshuari për grabitjen e qenve të Lady Gagas pasi ishte liruar gabimisht
-
Qëllohet me armë zjarri shoqëruesi i tre qenve të Lady Gagas, vidhen dy prej tyre
-
Grabitësi i qenve të Lady Gagas dënohet me 21 vjet burgim