Shoqëruesi i qenve të Lady Gagas është qëlluar katër herë në gjoks mbrëmjen e së mërkurës në Los Angjelos nga dy persona të cilët me këtë rast kanë vjedhur dy nga tre qentë e saj.
Ryan Fischer 30 vjeçar ishte duke shëtitur me tre qentë, Koji, Asia dhe Gustavo kur u qëllua jashtë shtëpisë së tij në Sierra Bonita Avenue, raportojnë mediat ndërkombëtare.
Policia e ka gjetur Fishcherin me vetëdije mirëpo me probleme të mëdha në frymëmarrje. Ai është dërguar me urgjencë në spital në gjendje shumë të rëndë.
Dy nga qentë e këngëtares së famshme amerikane janë vjedhur ndërkaq i treti kishte arritur të ikte por më vonë është gjetur nga Policia.
Fischer ishte duke u kujdesur për të tre qentë derisa Gaga është duke qëndruar në Itali. Policia ka bërë të ditur se të dyshuarit që e kanë kryer këtë vepër penale janë larguar nga vendi i ngjarjes me një BMW.
Qentë francezë të Lady Gagas janë shumë të shtrenjtë. Sipas një vlerësimi, llogaritet se ata mund të kushtojnë nga 1500 deri në 10 mijë dollarë secili.

-
Pesë të arrestuar deri më tani për grabitjen e qenve të Lady Gagas
-
Lady Gagas i kthehen në gjendje të mirë dy qentë e vjedhur
-
Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për atë që i kthen dy qentë e saj të vjedhur
-
Grabitësi i qenve të Lady Gagas dënohet me 21 vjet burgim
-
Arrestohet sërish i dyshuari për grabitjen e qenve të Lady Gagas pasi ishte liruar gabimisht