Pesë persona janë arrestuar për plagosjen e kujdestarit të qenve të Lady Gagas dhe grabitjen e dy prej qenve, ka konfirmuar për Billboard Policia e Los Angjelosit.
Më 24 shkurt të këtij viti, Ryan Fischer ishte duke ecur me tre qenë të këngëtares amerikane në orët e mbrëmjes në Los Angjelos, kur një person ka gjuajtur në drejtim të tij duke e lënë me plagë të rënda, ndërkohë që dy prej tre qenve i kishte grabitur. Qeni i tretë kishte arritur të ikte.
Dy ditë pas kësaj ngjarjeje, një grua i kishte thyer qentë në stacionin policor derisa vetë këngëtarja Gaga kishte paralajmëruar shpërblim në vlerë prej 500.000 dollarësh amerikanë për atë që do t’ia kthente qentë.
Mirëpo, sipas TMZ-s, këtë shpërblim, Gaga nuk ia dha gruas e cila i ktheu qentë e saj.
-
Lady Gagas i kthehen në gjendje të mirë dy qentë e vjedhur
-
Grabitësi i qenve të Lady Gagas dënohet me 21 vjet burgim
-
Arrestohet sërish i dyshuari për grabitjen e qenve të Lady Gagas pasi ishte liruar gabimisht
-
Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për atë që i kthen dy qentë e saj të vjedhur
-
Qëllohet me armë zjarri shoqëruesi i tre qenve të Lady Gagas, vidhen dy prej tyre