Showbiz

Lady Gaga ofron 500 mijë dollarë për atë që i kthen dy qentë e saj të vjedhur

Lady Gaga ka thënë se do të jap 500 mijë dollarë për atë që i kthen dy qentë e saj të vjedhur një ditë më parë në Los Angjelos.

Dy persona kanë sulmuar të enjten shoqëruesin e qenve të Lady Gagas derisa ai ishte duke shëtitur me tre qentë e këngëtares.

Shoqëruesi Ryan Fischer ishte goditur në gjoks me disa plumba mirëpo ka arritur të shpëtojë ndërkohë që dy prej qenve janë vjedhur ndërkaq i treti kishte ikur por ishte gjetur më vonë nga Policia.

E gjithë kjo ka ndodhur derisa Gaga është duke qëndruar në Itali ndërkohë që përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale ajo ka thënë se është shumë keq dhe se shpreson që t’i ribashkohet familja së shpejti.

“Qentë e mi Koji dhe Gustavo janë vjedhur para dy netësh në Hollivud. Jam thellë e lënduar dhe po lutem që familja ime të bashkohet sërish. Ofroj 500 mijë dollarë për kthimin e tyre. Na shkruani në emailin kojiandgustav@gmail.com për të na kontaktuar. Ose, nëse i keni blerë apo i keni gjetur pa dijeni, shpërblimi është i njëjtë. Vazhdoj të të dua Ryan Fischer sepse rrezikove jetën tënde për të luftuar për familjen tonë. Do të jesh përherë një hero”, ka shkruar Gaga.

Qentë e Gagas thuhet se janë të shtrenjtë dhe se çmimi i tyre sillet prej 1500 – 30.000 dollarë.

Image