Lady Gaga do ta përmbushë një nga ëndrrat e saj muajin e ardhshëm, kur do të këndojë në teatrin legjendar të Harlemit, Apollo.
Këngëtarja e “Poker Face” do të dalë në skenë në vendin e famshëm si pjesë e një koncerti të SiriusXM, i cili u paralajmërua të mërkurën.
Ky do të jetë koncerti i saj i parë në qytetin e lindjes New York pothuajse pas dy vitesh, shkruan KOHA Ditore.
"Këndimi në Apollo ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja", tha ajo në një njoftim për shtyp. "E falënderoj SiriusXM dhe Pandora që më ftuan. Jam e ngazëllyer që fansat e mi do ta shohin një koncert të veçantë në këtë mjedis ikonik".
Koncerti do të transmetohet tërësisht në kanalet e përzgjedhura SiriusXM, si dhe Pandora NOW, më 24 qershor.
-
Lady Gaga anulon koncertin për shkaqe shëndetësore
-
Shakira rikthehet për koncert te Piramidat e Gizës pas gati 20 vjetësh
-
Lady Gaga rikthehet me version krejtësisht të ri të “Mayhem”
-
Lady Gaga me këngë të re për sezonin e dytë të serialit “Wednesday”
-
Mbi 2 milionë njerëz në koncertin e Lady Gagas në Brazil