Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Lady Gaga dhe Tony Bennett lansojnë albumin “Love for Sale”

Lady Gaga dhe Tony Bennet i kanë bërë homazhe Cole Porterit, përmes albumit të tyre “Love for Sale”, i cili është lansuar zyrtarisht të premten.

Projekti i tyre i dytë bashkëpunues, është lansuar përmes Columbia Records/Interscope Records, dhe vjen përafërsisht shtatë vjet pas albumit të tyre të vitit 2014 të titulluar “Cheek to Cheek”, i cili ishte bërë albumi numër 1 në Billboard 200 dhe Billbosard’s Top Jazz Albums, dhe pati fituar çmimin “Grammy” në kategorinë “Best traditional pop vocal album” në vitin 2015.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Albumit të ri “Love for Sale” i ka paraprirë kënga “I Get a Kick Out of You” e cila është shoqëruar edhe me performancë të dy artistëve në NYC’s Radio City Music Hall, në gusht të këtij viti.

Më këtë album është njoftuar se do të jetë ingjizimi i fundit i këngëtarit legjendar 95-vjeçar, për shkak të diagnostikimit të tij me sëmundjen e Alzheimerit.