Lady Gaga është detyruar ta anulonte në mes të performancës koncertin e saj në Miami të shtunën për shkak të një stuhie të fortë, shkroi “Daily Mail” të dielën.
Pas anulimit të koncertit, këngëtarja 36-vjeçare doli me një video në rrjetet sociale, ku u pa se ishte prekur nga ajo çfarë ndodhi në skenë.
Autorja e hitit “Bad Romance”, në videon e publikuar në Instagram, u kërkoi falje fansave të saj, duke iu thënë se u përpoq ta përfundonte performancën e së shtunës, por nuk ia doli.
Ylli e pa si më të arsyeshme t’I jepte përparësi sigurisë së audiencës kur rrufeja filloi të godiste ashpër pranë stadiumit “Hard Rock”.
Duke i falënderuar fansat e saj që kanë shkuar të shtunën për ta dëgjuar, Lady Gaga, iu tha fansave në Instagram se dëshiron të jetë e përgjegjshme.
“Nuk e di se çfarë do të bëja nëse diçka do t'i ndodhte dikujt në audiencë, ose ndonjë anëtari të ekipit tim, grupit tim, kërcimtarëve të mi”, ka thënë ajo.