Këngëtarja me famë botërore, me origjinë britanike, Adele, ka anuluar disa koncerte që ishin planifikuar të mbaheshin gjatë ditëve në vazhdim në Las Vegas.
“Me keqardhje duhet t’i pezulloj shfaqjet e mia në Vegas”, ka thënë Adele.
Këngëtarja ka shpjeguar se është e sëmurë por nuk ka dhënë detaje të tjera rreth sëmundjes, raporton BBC.
Sipas kontratës që ka bërë me “Ceasers Palace” në Vegas, ajo do të duhej të performonte çdo të premte e të shtune, deri në qershor.
Deri më tani ajo ka mbajtur 12 koncerte dhe ka 10 koncerte që janë pezulluar përkohësisht dhe ende nuk dihet kur do të vazhdojnë. Megjithatë, thuhet se personat që i kanë blerë biletat do të informohen me kohë.
Ky lajm vjen pesë muaj para koncerteve që këngëtarja ka paralajmëruar se do t’i mbajë në Munich të Gjermanisë përgjatë gushtit.
-
Adele po përgatitet për rikthim të madh në muzikë
-
Lady Gaga anulon koncertin për shkaqe shëndetësore
-
Motra e Dolly Partonit kërkon nga fansat që të luten për yllin
-
Jessie J detyrohet të anulojë koncertet për shkak të një operacioni të dytë nga kanceri i gjirit
-
Mariah Carey pritet të rikthejë turneun e Krishtlindjeve në Evropë pas tetë vjetësh