Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

“Ky është shpagim, jo sulm”, Kanye West shënjestron sërish të dashurin e Kim Kardashianit

Reperi amerikan, Kanye West, ka shënjestruar sërish të dashurin e ish-gruas së tij, Kim Kardashian, komedianin Pete Davidson.

Që kur është konfirmuar se ish-gruaja e tij ka nisur një lidhje me Davidson, reperi “nuk po e lë rehat” këtë të fundit, duke e sulmuar vazhdimisht nëpër rrjetet sociale.

Edhe pse premtoi se do të ndalonte “ngacmimin” ndaj gruas së tij që tashmë i është larguar, të enjten reperi ka bërë një veprim që i ka surprizuar të gjithë.

Kanye sot ka publikuar një fotografi të komedianit që më parë tallej me betejat e tij për shëndetin mendor në Saturday Night Live.

Pamjet tregojnë Pete që kishte vendosur një kapelë ku shkruan “Make Kanye 2006 Again”, në një skenë që tregonte mbështetjen e reperit ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump, si dhe atë “pa mjekime”.

Në një postim të dytë, Kanye vazhdoi: “Ky djalosh mendoi se mund të shpëtonte duke kryer këtë skeç për ekipin që e shkroi këtë për të. Ky nuk është ngacmim, por është shpagim".

Sketi i vitit 2018 ishte pjesë e Përditësimit të Fundjavës së SNL me Colin Jost, ku Pete u tall me veprimet pro-Trump të Kanye. Në skenë, Pete imiton Kanye, duke thënë: “Ky jam unë i vërtetë. Nuk kam marrë medikamente”, raporton Daily Mail

Edhe Kim Kardashian e zemëruar me videoklipin e Kanye Westit Showbiz Kim Kardashian e zemëruar me videoklipin e Kanye Westit

Pete ka pasur vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe u diagnostikua me Çrregullim të Personalitetit në moshën 23 vjeçare.

Edhe një herë, Kanye i referohet Petes në postimin e tij si “Skete”, një term nënçmues megjithëse kuptimi i tij mbetet i paqartë.

Së fundmi ai ka vendosur ta ndjekë në Instagram, pasi Pete nuk kishte llogari para të mërkurës.