“Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij, sesa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rocku
55 vjet nga lindja e Kurt Cobainit, ndikimi dhe popullariteti i të cilit nuk ka humbur aspak, përkundër që kanë kaluar disa vite që ai edhe ka vdekur.
“Ai kishte një ndjeshmëri që i bënte njerëzit të ndiheshin më pak të çuditshëm, më pak të vetmuar”, shpjegon Danny Goldberg, i cili ka qenë në biznesin e muzikës që në vitet ’60.
Autor ose bashkautor i të gjitha sukseseve të Nirvanës, Kurt Cobain vrau veten më 5 prill 1994 në shtëpinë e tij në Seattle, në veriperëndim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej nga kishte origjinën, ndërkohë që grupi i muzikës rock ishte bërë një fenomen global në më pak se tre vjet.
“Imazhi i tij në media u deformua disi dhe u lidh më shumë me vdekjen e tij, sesa me jetën dhe veprën”, vë në dukje Sonic Youth, i cili ka pasur në drejtim një tjetër grup të pavarur rocku.
Në librin e tij “Në shërbim të shërbëtorit: në kujtim të Kurt Cobain”, të publikuar ditë më parë, Danny Goldberg flet për një muzikant të avancuar për kohën e tij, një personazh melankolik dhe me një shpirt të gjallë dhe shumë human.
“Zëri i tij kishte një shpirt të pabesueshëm”, thotë ai duke shtuar se “ai reflektonte cenueshmëri dhe afrimitet si rrallëkush”.
EdhePër të, muzika e Kurt Cobainit vazhdon të dëgjohet në të gjithë botën nga një brez që ka lindur pas vdekjes së tij.
“Ai është një artist, vepra e të cilit është e përjetshme”, thotë Danny Goldberg, që e kishte njohur kitaristin dhe kompozitorin amerikan në vitin 1990, pak para daljes së albumit “Nevermind”, që e ngriti në qiell popullaritetin e Nirvanës.