Miliarderi Bill Gates njoftoi të hënën për ndarjen nga bashkëshortja e tij, Melinda Gates, pas 27 vjetësh martesë.
Çifti pritet të ndajnë një pasuri marramendëse prej 130 miliardë dollarësh.
Sidoqoftë, deri kur ndarja e pasurisë të finalizohet, tash për tash, këto janë disa nga divorcet më të shtrenjtë në histori.

Ish-gruaja e Jeff Bezos, MacKenzie Bezos, ka përfituar 25% të aksioneve të Amazon, që përkthehet në 35 miliardë dollarë

Divorci i bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin dhe ish-bashkëshortes së tij Anne Wojcicki nuk u bë asnjëherë publik. Por e sigurt është që Anne përfitoi një shumë me nëntë zero

Pas një beteje ligjore 6-vjeçare, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish-bashkëshortes 4.5 miliardë dollarë

Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot 2.5 miliardë dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua 100 milionë dollarë për 13 vitet në vijim

Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, u martua me Elainen, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për 1 miliard dollarë

Harold Hamm, manjat i karburanteve, i dha ish-bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall 975 milionë dollarë pas ndarjes

Mel Gibson u divorcua nga bashkëshortja e tij Robyn Moore Gibson, në vitin 2006 dhe i pagoi asaj 425 milionë dollarë

Divorci i Michael Jordanit nga Juanita Jordan i kushtoi atij rreth 168 milionë dollarë

Ndarja e Roman Abramovichit dhe Irina Malandina kushtoi plot 300 milionë dollarë

James Cameron dhe Linda Hamilton u ndan me një divorc prej 50 milionë dollarësh

Divorci më i përfolur në botën sportive është ai i Tiger Woodsit. Golfisti amerikan pagoi për divorcin e tij me Elin Nordegren 110 milionë dollarë
A2news
-
Melinda Gates kishe filluar divorcimin me Bill Gates në vitin 2019
-
Bill Gates i transferon ish-bashkëshortes aksione në vlerë prej 1,8 miliardë dollarësh
-
Ish-gruaja e Gatesit për dokumentet Epstein: Bill dhe të gjithë të tjerët duhet të mbahen përgjegjës
-
Bill Gates e konsideron si gabimin më të madh divorcin nga Melinda French Gates
-
Bill Gates me bamirësi planifikon të largohet nga lista e më të pasurve në botë