Hip-hop artisti i famshëm shqiptar, Agon Anadolli, i njohur nga të gjithë si Singullari, tash e një kohë nuk është shumë i pranishëm në mediet tona.
Singullari aktualisht jeton në Amerikë, edhe pse në largësi ai akoma po vazhdon të punojë në projektet muzikore. Projekti i fundit është lansuar para tre muajsh dhe është bashkëpunim me Pllug Bois dhe Butën, e quajtur “ Too much”, transmeton kp.
Agon Anadolli është i njohur për këngët e tij dhe bashkëpunimet që i ka sjellë me Lumi B, Lyrical Son, Mc Kreshën e shumë të tjerë.
Ai është mjaft aktiv në rrjetin Instagram, ku tregon për projektet në të cilat po punon dhe tregon moment nga përditshmëria.
Artikuj të ngjashëm
-
P.Diddyt i ndryshohet data e lirimit nga burgu
-
Autoritetet e Los Angelesit po shqyrtojnë akuza të reja ndaj P.Diddyt për sulm seksual
-
Artistja shqiptare Qendresa bashkëpunon në albumin e ri të Drake
-
Rihanna e A$AP Rocky nuk po fjaloseshin pas “Met Galas”
-
Alban Skenderaj u kthehet “rrënjëve” me albumin e ri