Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Singullari dhe BloodyChuck paralajmërojnë album të ri

Artisti i famshëm shqiptar, Agon Anadolli, i njohur nga të gjithë si Singullari dhe reperi BloodyChuck, paralajmëron se së shpejti do të sjellin një album të ri.

“Albumi është rrugës”, ka shkruar Singullari në Facebook, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa BloodyChuck, në një postim në Facebook, ka konfirmuar se është duke e punuar albumin e ri të Singullarit. Ai, po ashtu, ka bërë të ditur edhe se ka gjasa që të lansojë edhe një album tjetër si të “Pllug Bois” (Singullari dhe BloodyChuck si grup).

“Jam duke e prodhuar albumin e ri të Singullarit. Po ashtu, ka shanse e madhe me lansu edhe një album të Pllug Bois (Singi & Chuck si grup)... po punojmë që të sjellim këngë të reja për të gjithë ju që na keni përkrahë ndër vite edhe jeni lodh me ‘garbage’ (bërllok)”, ka shkruar BloodyChuck.