Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Ku mbeti Fjolla Krasniqi

Tash e 10 vjet, këngëtarja Fjolla Krasniqi ka qëndruar larg skenës dhe mediave.

Ajo kishte ndërprerë aktivitetet muzikore me ndërprerjen e Festivalit “Polifest”, në të cilin kishte punuar me korin e fëmijëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Thotë se e ndërpreu solo karrierën në momentin kur më nuk i dukej asgjë interesante, pas gjitha pjesëmarrjeve që kishte pasur nëpër festivale në Kosovë e Shqipëri.

Ndërkohë, kohët e fundit ajo është aktivizuar sërish me korin e fëmijëve, pjesë e të cilit është edhe 7-vjeçarja Amela Neziri, e cila së fundmi arriti deri në finalen e Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë “Karnevali” që mbahet në Shkodër, ku u këndua live. Për të kjo ka qenë një përvojë shumë e mirë dhe thotë se ka mësuar shumë.

Fjolla tha se kah muaji shtator planifikon të vijë me një projekt muzikor, por që ky nuk do të jetë rikthim, mirëpo thjesht, siç u shpreh, do t’ia bëjë vetës një dhuratë.