Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fjolla Morina së shpejti sjell projektin e ri

Këngëtarja, Fjolla Morina, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Kjo këngë e ardhshme e Fjollës do të jetë bashkëpunim më artistin e njohur Blasta.

Këngëtarja ka shpërndarë në rrjetin social Instagram, fotografi nga xhirimet e videoprojektit ku ajo duket shumë bukur, por nuk ka ndarë më shumë hollësi për fansat.

Kujtojmë që Fjolla ka kohë që nuk ka lansuar projekte muzikore. Kohën e fundit e gjithë vëmendja mediale ka qenë tek arrestimi dhe paraburgimi i saj për armëmbajtje pa leje.