Cilësimet zë i veçantë e yll në ngritje, këngëtarja Erza Muqolli i ka dëshmuar si të merituara.
Me interpretime këngësh nga albumi i saj, talentja 14-vjeçare, që jeton në Francë, me koncertin e saj të së enjtes ka bërë hapjen e Javëve të Frankofonisë në Kosovë, transmeton KTV.
Muqolli është shprehur e lumtur që i është dhënë mundësia të interpretojë sërish para publikut shqiptar.
Atasheu kulturor i Ambasadës së Francës në Kosovë, Valon Ibraj, e ka quajtur nder që “Javët e Frankofonisë” kanë nisur me performancën e talentes shqiptare që jeton në Francë.
Momente të veçanta të koncertit ishin edhe paraqitjet e korit “Siparantum”, e sidomos të fëmijëve që interpretuan disa këngë në frëngjisht.
Artikuj të ngjashëm
-
Ylli i Kosovës në Francë u rikthehet rrënjëve me koncert
-
Erza Muqolli në muajin mars me performancë në Prishtinë
-
Erza Muqolli shkëlqen para 40 mijë spektatorëve në Francë
-
“Java e Frankofonisë” mbyllet me rrëfimin për ikonen Aznavour, sonte në “Express”
-
“Java e frankofonisë” mbyllet me rrëfimin për ikonen Charles Aznavour