Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kthimi i Gremlinëve

Seria potenciale është vendosur në të kaluarën dhe do të bëjë fjalë për z. Wing, gjyshin kinez të cilin në filma e luan Keye Luke, si djaloshi i ri i cili shkon në aventura me Gizmo Mogwain miqësor. Seria do të bëhet me produksion të Warner Bros Television dhe Amblin Television të cilët e bënë edhe produksionin e filmave në të cilët do të bazohet seria.

Tze Chun do të jetë skenarist dhe producent ekzekutiv. Ai është i famshëm për skenarët e regjinë e filmave si Cold Comes the Night, në të cilin luan Bryan Cranston dhe Children of Invention. Punët televizive të Chun përfshijnë seri si Gotham dhe Once Upon the Time. Ai është gjithashtu bashkëthemelues i shtëpive botuese të stripave TKO Studios, shkruan KOHA Ditore.

Image

Filmi i parë Gremlins u shfaq në vitin 1984. Regjinë e kishte bërë Joe Dante, me skenar të Chris Columbus. Filmi ishte një sukses i madh kinematografik duke i fituar 153 milionë dollarë në mbarë botën me një buxhet prej 11 milionë dollarësh. Vazhdimi, Gremlins 2: The New Batch, u shfaq në vitin 1990.