Aktorja e famshme Kristen Stewart ka zbuluar arsyen pse ka shkurtuar flokët – dhe është për një arsye shumë praktike.
Ajo do të xhirojë një film të ri në të cilin ajo do të qëndrojë nën ujë me një helmet, transmeton Koha.net. Kushtet e tilla të xhirimit do të jetë shumë të vështira për aktoren.
“Do të xhirojë një film në javët e ardhshme të quajtur ‘Underwater’ dhe kam rolin e një inxhiniereje mekanike e cila është duke punuar në një raniferi nafte që gjendet në fund të oqeanit”, ka thënë Stewart për “The Today Show”.
“Pra, për mua, më duket ‘shumë praktike’! Mendoj, do të më pengonin flokët kur do vendosja helmetën, kështu që më është dashur t’i shkurtojë”, ka shtuar aktorja.
Gjithashtu, ajo zbuloi se “këtë e dëshironte ta bënte qe një kohë të gjatë”, kështu që ky film dukej momenti i përkryer për të shkurtuar flokët.
Në filmin “Underwater” do të luajë edhe TJ Miller dhe Jessica Henwick. Filmi përqendrohet në një ekip të hulumtuesve nënujor të cilët janë vënë në rrezik nga një tërmet.
-
Kristen Stewart thotë se rrallë i shikon filmat deri në fund
-
Kristen Stewart: Është koha që Hollywoodi të tregojë më shumë histori për gratë
-
Kristen Stewart s’ka dëshirë t’i shikojë filmat ku luan vetë
-
Kristen Stewart ishte kushtëzuar për ta pasur filmin e saj në Marvel
-
Aktorja Stewart befason me stilin e ri të flokëve