Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kristen Stewart ishte kushtëzuar për ta pasur filmin e saj në Marvel

Kristen Stewart në intervistën më të re të cilën e dha për Harper's Bazaar, zbuloi se me çfarë diskriminimi ishte përballur për shkak të seksualitetit të saj.

"Më thanë hapur se nëse ia bëj vetes një favor dhe nuk mbahem për dore në publik me të dashurën time, atëherë do të mund ta kem filmin tim në Marvel. Nuk dua të punoj me njerëz të tillë," tha Stewart.

Aktorja kohët e fundit ishte më e hapur për seksualitetin e saj. Aktorja e adhuruar nga saga Twilight në të cilën e luajti Bella Swan, në atë kohë në jetën reale ishte në lidhje serioze me Robert Pattinson, i cili në këta filma e luajti vampirin e preferuar Edward Cullen, shkruan KOHA Ditore. Adhuruesit e filmit ishin të mahnitur nga romanca e tyre, e cila u ndërpre papritur derisa Stewart e filloi lidhjen me producenten Alicia Cargile. Por, vetëm tani pas disa vitesh ajo vendosi të flasë hapur sepse mungesa e lirisë u bë tepër kufizuese: "Doja që më në fund të filloja ta shijoja jetën, ndërsa të gjitha këto sekrete dhe fshehja e intimitetit tim e prishën atë. Pse nuk mund të dal në publik me personin me të cilin jam në lidhje? Pse të mos flas për këtë? Pastaj më thanë se nëse dua ta ruaj karrierën, suksesin dhe produktivitetin tim, kjo shumë njerëzve nuk do t’u pëlqejë."

Kristen Stewart për filmat e saj ka marrë dhjetëra çmime dhe mirënjohje dhe është aktorja e parë amerikane e cila e fitoi çmimin César (Clouds of Sils Maria), ndërsa ishte aktorja më e paguar në botë në vitet 2010 dhe 2012. Në vitin 2017, ajo e bëri regjinë e filmit të saj të parë të shkurtër “Come Swim”.


Këtë aktore së shpejti do të mund ta shohim në dramën biografike të Amazonit, “Seberg”, në të cilën e mishëron aktoren Jean Seberg, ndërsa në nëntor në kinema mbërrin versioni i ri i “Charlie's Angels” në të cilin ajo luan me Naomi Scott dhe Ella Balinska, dhe në janar të vitit 2020 mbërrin trilleri Underwater në të cilin e luan rolin kryesor.