Aktorja e mirënjohur e Hollywoodit, Kristen Stewart, ka thënë se më përpara do ta shikonte ndonjë film horror se sa t’i shikojë filmat në të cilët luan vetë, përfshirë edhe filmin e famshëm “Twilight”.
Ajo pranon se një nga makthet e saj më të këqija është ta shikojë ndonjë film ku luan vet, sepse do të kishte kritikë për çdo lëvizje të vetvetes.
“Është shumë e tmerrshme. Gjithmonë mendoj për atë se si do të mund ta interpretoja rolin shumë më mirë apo më ndryshe. Mendimi ta shoh vetveten në ekran, me mbush me terror”, ka thënë ylli.
Aktorja ka thënë për revistën WHO, se filmi që do t’i pëlqente ta shikonte në ndonjë takim romantik është “The Shining”.
“Më pëlqen ai film, më pëlqejnë filmat e zhanrit horror”, ka thënë ajo.
Stewart së fundmi ka zbuluar se ajo ka vuajtur nga ankthi, si pasojë e të cilit ajo kalonte orë të tëra në banjë duke u munduar të hapë shuplakat e dorës.
Edhe
Kristen Stewart: Aktoret trajtohen si “kukulla”, regjisoret respektohen më shumë
33-vjeçarja ka filluar të ketë probleme me shëndetin mendor kur filloi xhirimet e filmit “Twilight”, gjendja e saj u përkeqësua aq shumë, sa që përfundoi duke marrë trajtim spitalor.
Ajo në një intervistë pati thënë se i pëlqente të ishte e mërzitur.
“O zot, kam bërë një projekt të tërë nga mërzia: tërë jetën time”, pati thënë Stewart.
-
Kristen Stewart do të donte të drejtonte rikrijimin e filmit “Twilight” me buxhet të madh
-
Kate Winslet: Gratë e reja s’e kanë idenë se çfarë do të thotë të jesh vërtet e bukur
-
Kristen Stewart kritikon ashpër Hollywoodin për mungesë të përparimit pas lëvizjes #MeToo
-
Kristen Stewart thotë se rrallë i shikon filmat deri në fund