Showbiz

Kompania e anijeve veneciane dënon sjelljet e Kanye West dhe Bianca Censori

Një kompani e varkave në Venecia ka bërë të diutur se nuk do të ju jap me qira asnjëherë anije Kanye West dhe partneres së tij Bianca Censori.

Kjo ka ndodhur pas publikimit të disa fotografive të reperit ku ai shihej me pantallona të zhveshur poshtë belit.

“Venezia Turismo Motoscafi”, e cila i dha me qira një anije çiftit, i tha Daily Mail Australia se West dhe Censori "nuk do të jenë më të mirëpritur" në bordin e ndonjë prej anijeve të tyre.

Në një deklaratë shtypi, kompania pretendon se punonjësit e saj nuk e kishin parë se si fituesi i çmimit Grammy kishte zhveshur pantallonat.

"Shoferit iu desh të drejtonte anijen dhe nuk i pa këto ndyrësi", thuhet në deklaratën e kompanisë.

Image

“Venezia Turismo Motoscafi” ka thënë se distancohet plotësisht nga veprime dhe sjelljet e West

"Zoti West dhe gruaja e tij sigurisht që nuk do të jenë më të mirëpritur në bordin e varkave të kompanisë sonë”, thuhet në deklaratë. (Përgatiti: Vita Abrashi -Kajtazi)