Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kirsten Dunst lindi fëmijën e dytë

Kirsten Dunts është bërë nënë për herë të dytë.

Aktorja e famshme hollivudiane ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e ka quajtur James Robert. Ndonëse ajo ka lindur katër muaj më parë, lajmin e ka bërë të ditur së fundmi në një intervistë për New York Times.

Kristen 39-vjeçare e ka lindur fëmijën e saj të dytë me të fejuarin Jesse Plemons, me të cilin ka edhe një djalë 3-vjeçar.

Kirsten dhe Jesse kanë nisur lidhjen e tyre në vitin 2016, ndërkohë që janë fejuar në vitin 2017.