Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashiani do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e ish-bashkëshortit

Kim Kardashiani nuk e ka ndërmend të largojë mbiemrin e ish-bashkëshortit të saj, pavarësisht divorcit nga ai.

Nëna 40-vjeçare e katër fëmijëve, thuhet se do të vazhdojë ta mbajë mbiemrin e Kanye Westit, për hir të fëmijëve, pasi konsideron se është e rëndësishme të mbajë mbiemrin e njëjtë me fëmijët.

Siç raporton TMZ, Kimi do ta mbajë edhe më tutje mbiemrin West ndonëse ajo mbështetë edhe vendimin e ish-bashkëshortit për të ndërruar emrin në mënyrë ligjore në Ye.

Ish-çifti Kim dhe Kanye, janë prindër të katër fëmijëve: North, Chicago, Saint dhe Psalm. Të katër fëmijët kanë mbiemrin West.

Image

Qëllimi i Kimit përmes mbajtjes së mbiemrit të ish-bashkëshortit thuhet se është mbajtja e familjes sa më të bashkuar dhe të fortë.

Ndërkohë, reperi amerikan ka bërë kërkesë ligjore që të ndërrojë emrin e tij nga Kanye, në vetëm Ye.

Edhe Kim Kardashian dëshiron të mbetet beqare për ca kohë Showbiz Kim Kardashian dëshiron të mbetet beqare për ca kohë

Martesa mes Kim dhe Kanye ka përfunduar në pranverë të këtij viti ndërkohë që ata vazhdojnë të kenë raporte të mira me njëri-tjetrin.