Showbiz

Kanye West do të ndryshojë zyrtarisht emrin

Descriptive Text

Reperi Kanye West do ta ndryshojë zyrtarisht emrin e tij në Ye.

Ai ka thënë se ka arsye personale për këtë, pasi ka dorëzuar letrat në Los Angeles.

Kjo ka ardhur gati tri vjet pasi ai kishte postuar në Twitter për ndryshimin e emrit dhe pasi kishte titulluar albumin Ye.

Ai kishte thënë se formalisht njihet si Kanye West “Unë jam Ye”.

“Unë besoj që ‘ye’ është fjala më e përmendur në Bibël, dhe atje do të thotë ‘ti’”, kishte thënë West në vitin 2018 derisa ishte duke diskutuar për albumin e tij.