Kanye West ka bërë të ditura planet e tij për të hapur dyqane “Yeezy” në mbarë botën.
Në një postim në Instagram të mërkurën, reperi 45-vjeçar ka thënë se planifikon që të hapë dyqanet e tij në mbarë botën, raportoi The Independent të enjten.
“Do t’i hapim dyqanet Yeezy në mbarë botën. Duke nisur nga Atlanta. Ku do të ishte më mirë t’i hapnim ato”, ka shkruar ndër të tjera reperi i cili e ka ndërruar emrin në Ye.
Ai po ashtu ka kërkuar njerëz që kanë më shumë se 10 vjet përvojë në sektorin e shitjeve me pakicë.
“Çdo kush që ka më shumë se 10 vjet përvojë në shitjet me pakicë dhe që është i gatshëm ta ndryshojë botën, postoni linkun e Instagramit apo lokacionin e dyqanit në komente, dhe ne do t’ju gjejmë”, ka shkruar po ashtu Ye.

-
Kanye West shpall kandidaturën presidenciale të vitit 2024
-
Produktet “Adidas” të Kanye West do të shiten me emër të ri
-
Kanye West ende mendon për karrierë politike
-
Kanye West e ka ndryshuar emrin zyrtarisht në Ye
-
Pas kritikave për perfomimin në festivalin në Londër, Kanye West premton “paqe e dashuri”