Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian pagoi shumicën e kostos të unazës së fejesës me Kris Humphriesin

Kim Kardashian

Kim Kardashian

Foto: Associated Press

Ylli televiziv Kim Kardashian, ka zbuluar se ajo pagoi pjesën më të madhe të kostos për unazën e fejesës me ish-basketbollistin Kris Humphries, me të cilin ishte e martuar në vitin 2011. Martesa e tyre zgjati 72 ditë.

Gjatë episodit të fundit të “The Kardashians”, ylli ka treguar se ishte e detyruar ta dorëzonte unazën në procesin e divorcit, ka raportuar FemaleFirst.

“Nuk e mbajta unazën. Isha shtatzënë, ende e martuar me të dhe për t’u divorcuar, ai tha se duhej t’ia ktheja”, ka treguar Kardashian.

Megjithatë, ajo ka sqaruar se ishte vet ajo që kishte paguar shumicën e kostos së unazës, ndërsa Humphries ka kontribuar vetëm në një të pestën e shumës totale.

“Unaza ishte pasuri e Humphriesit, të cilën e mori nëpërmjet procesit të divorcit. Ai është shumë i kënaqur me rezultatin përfundimtar të shitjes”, pati thënë në atë kohë përfaqësuesi i tij për E News.

Edhe Kim Kardashian provokon hajdutët në gjyqin për grabitjen e 2016-s në Paris Showbiz Kim Kardashian provokon hajdutët në gjyqin për grabitjen e 2016-s në Paris

Gjatë emisionit, Kardashian ka folur edhe për një tjetër unazë fejese, të cilën e ka shpëtuar nga grabitja që i kishte ndodhur në Paris në vitin 2016 falë një paralajmërimi nga ish-burri i saj, reperi Kanye West.

Reperi në vitin 2013 i propozoi martesë fillimisht me një unazë 15-karatësh, ndërsa në vitin 2016 ai i dhuroi një unazë më të madhe, 20-karatësh, me vlerë rreth 4 milionë dollarë.

“Kanye më pa dhe më tha: ‘Mos i mbaj kurrë të dyja unazat njëkohësisht. Do të grabitesh?’” - ka kujtuar Kardashian paralajmërimin nga ish-burri.

Kur ajo kishte udhëtuar atë vit në Paris, la në shtëpi unazën e parë, por unaza 20-karatësh iu vodh pas një grabitjeje të armatosur në hotel. 

Edhe Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West Showbiz Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West

Tani, ylli po planifikon t’ia dhurojë unazën e saj origjinale vajzës së saj North, e cila është 11 vjeçe.

“Do t’ia jap Northyt, sepse ajo ishte me mua kur u fejova. Ajo e mbajti në dorë pas propozimit dhe madje kemi edhe një foto ku ajo e prek unazën kur ishte vetëm disa muajshe”, ka thënë 44 vjeçja.