Ylli i reality TV, Kim Kardashian, kohët e fundit foli për medikamentet të cilat po i merr bashkëshorti i saj, Kanye West, për çrregullimin e tij bipolar. Ajo theksoi se ato nuk po funksionojnë dhe nuk po ndihmojnë dhe se po e ndryshojnë karakterin dhe personalitetin e tij, raporton “Mirror”.
Kanye është 41 vjeç dhe për disa vjet po lufton me çrregullimin e tij, ndërsa Kim, 38-vjeçare, për “Vogue” e zbuloi se me saktësi mund ta parandiejë "episodin bipolar" dhe e di se si të sillet kur fillon ai.
"E gjithë kjo është një proces emocional, bashkëshorti im tani është mirë", tha Kim.
Kanye në nëntor të vitit 2016 përfundoi në spital pasi e lansoi albumin "Ye", në të cilin ai shkroi "E urrej të jem bipolar, kjo është e mrekullueshme". Kjo është edhe hera e parë që ai foli publikisht duke e pranuar për çrregullimin psikologjik. Në disa intervista ai foli për këtë, ndërsa në njërën tha se çrregullimi i tij u diagnostikua vetëm kur ai ishte 39 vjeç.
Kim thotë se ai fillimisht nuk e pranoi diagnozën e tij dhe se për të gjitha përpiqej ta fajësonte "mungesën e gjumit". Ajo shtoi se atij nuk i pëlqen t’i marrë tabletat, sepse ia ndryshojnë personalitetin dhe karakterin e tij. Një tjetër pasojë e përdorimit të ilaçeve dhe diagnozës është fakti se ai nuk dëshiron më të udhëtojë si më parë, shkruan KOHA Ditore.
"Përpiqem t’i jap mbështetje kur fillojnë të paraqiten ndryshimet e disponimit të tij. Më vonë i them se çfarë mendoj dhe për çfarë duhet të ketë vëmendje", përfundoi Kim.
-
Kanye West kërcënon gruan e tij me zbulimin e të gjitha sekreteve të saj
-
Kanye West pagoi që Bianca Censori të shkonte në rehabilitim
-
Kim Kardashian ka qenë shumë afër të “shpërthente” për sjelljen e Kanye Westit
-
Kim Kardashian pëson aneurizëm në tru
-
Kim Kardashian tregon pse është ndarë nga Kanye West