Kim Kardashian ka rezultuar pozitive në testin për sëmundjen autoimune lupus pas një ekzaminimi preliminar.
Të premten e kaluar në sezonin premierë të reality serialit familjar “Keeping Up with the Kardashians”, ylli u shfaq duke i vizituar mjekët pasi që i dhembnin kyçet e duarve, një dhimbje kjo që e ndjeu "në eshtrat e saj".
Kim shpërtheu në lot kur mjeku i saj, Daniel Wallace, ia tha lajmin e keq që ajo kishte rezultuar pozitive për sëmundjen në fjalë, e cila i prek nyjat, lëkurën dhe organet e tjera.
"Antitrupat tuaj janë pozitivë ndaj lupusit dhe artritit reumatoid," i tha Wallace, para se të shtonte se rezultimi pozitiv nuk do të thoshte përfundimisht se ajo e kishte sëmundjen, duke shtuar: "Ndonjëherë mund të jesh fals - pozitive në këto teste."
Ylli i reality TV i tha familjes së saj se po "çmendej" për shkak të diagnozës, e cila erdhi para se ajo dhe bashkëshorti i saj Kanye West të bëheshin prindër për herë të katërt, për Psalmin katërmujor, dhe madje përmes nënës surrogate, shkruan KOHA Ditore.
Edhe
Kim Kardashian pëson aneurizëm në tru

"E kam një foshnjë, e kam juridikun. Thjesht mund t’ju tremb kur filloni të mendoni se sa do ta ndryshojë kjo jetën time”, tha ajo.
Duke tweetuar për episodin, Kim zbuloi se ndërkohë e ka marrë rezultatin përfundimtar të testit - por ende nuk ka zbuluar nëse ai u kthye pozitiv.