Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Kim Kardashian blen varësen e Princeshës Diana

Kim Kardashian është pronarja e re e një gjerdani që e kishte vënë Princesha Diana.

Kryqi Attallah u vu në shitje në shtëpia e ankandeve “Sotheby” në Londër, shkroi BBC. 

Katër persona konkurruan në një luftë ofertash, me Kimin që fitoi ankandin pas pesë minutash.

Kryqi “ametist” është një varëse e viteve 1920 nga stilisti i bizhuterive luksoze Garrard, të cilin Princesha Diana e ka vënë në shumë raste.

Varësja në formë kryqi përmban gurë të mëdhenj ametist, të përshtatur nga diamante 5.2 karatësh.

Kimi pagoi 163,800 funte për kryqin, shumë më shumë se vlera aktuale e varëses prej 80,000 funtesh.