Kim Kardashian dhe Kanye West janë ribashkuar në lojën e basketbollit të vajzës së tyre, North, dhe kështu e vërtetuan se më në fund kanë filluar të gjejnë gjuhë të përbashkët në rritjen e përbashkët të fëmijëve të tyre.
Ueb faqja për të famshëm “TMZ” i ka siguruar disa fotografi nga loja e North Westit, ku reperi dhe ylli televiziv shfaqen të ulur afër njëri-tjetrit. Megjithëse ata nuk shihen duke komunikuar, duket se kur vjen puna tek fëmijët e tyre, Ye dhe Kim, i lënë anash mëritë dhe problemet mes tyre që kanë lindur si pasojë e procesit të tejzgjatur të shkurorëzimit.
Disa burime të pranishme në sallën e sporteve ku po mbahej loja, kanë bërë të ditur se ata shkëmbenin fjalë herë pas here, por dukej se gëzonin raporte të mira shoqërore.
Ish-çifti i njohur i showbizit para pak ditësh ishte lajm në mediat botërore për faktin se 41-vjeçarja Kardashian, ia uroi reperit Ditën e Baballarëve me një mesazh të ngrohtë të postuar në rrjetet sociale, përmes së cilit e falënderoi që është një baba i përkushtuar dhe i dashur.
Themeluesja e kompanisë “Skims” bëri kërkesë për shkurorëzim nga ylli i hitit “Industry Baby” në shkurt të vitit 2021. Ata i kanë katër fëmijë së bashku, North, Saint, Chicago dhe Psalm.
{gallery}