Khloe Kardashian tani është në pritje të fëmijës së saj të parë, por ka thënë se refuzon të veshë rroba shtatzënie për aq sa të jetë e mundur.
Kardashian është duke pritur fëmijën e parë me burrin e saj, basketbollistin e NBA, Tristan Thompson.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE ftuar në emisionin e Ellen Degeneres, për të folur rreth shtatzënisë dhe pritjes së fëmijës së tyre, ajo ka thënë se do të veshë rroba që nuk janë për shtatzëna deri sa të jetë e mundur.
“Tremujorin e parë askush nuk e dinte që jam shtatzënë, e kjo për shkak të rrobave që vishja”, ka thënë ajo.
Thompson në fakt, tashmë është baba i një djali nëntë muajsh që quhet Oliver, me ish të dashurën e tij Jordan Craig.